REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI


L I G J

Nr. 9541, date 22.5.2006

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 8457,
DATE 11.2.1999 “PER INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETEROR””

 

Ne mbeshtetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

 


Ne ligjin nr. 8457, date 11.2.1999 “Per informacionin e klasifikuar “sekret
shteteror””, behen keto shtesa dhe ndryshime:


Neni 1


Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me kete permbajtje:


“Neni 1/1


Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet per te gjitha institucionet shteterore, qendrore apo te vartesise,
per organet e drejtesise, prokurorise dhe/ose personat juridike/fizike, personat me
imunitet, ku per ushtrimin e detyrave te tyre, duhet te kene akses ne informacionin e
klasifikuar “sekret shteteror”“.


Neni 2


Ne nenin 2 “Perkufizime” behen shtesat si me poshte:
“INFOSEC“ eshte zbatim i masave te sigurise per mbrojtjen e informacionit te
klasifikuar gjate perpunimit, arkivimit ose transmetimit ne sistemet e komunikimit,
sistemet e informacionit dhe sistemet e tjera elektronike nga cenimi akseidental ose i
qellimshem i objektivave te sigurise: konfidencialitetit, integritetit dhe disponibilitetit.
“Konfidencialiteti“ eshte mbrojtja e informacionit mga aksesi i paautorizuar.
“Integriteti“ eshte mbrojtja e informacionit nga modifikimi i paautorizuar.
“Disponibiliteti“ eshte venia e informacionit ne dispozicion te perdoruesve te
autorizuar, kur kerkohet“.


Neni 3


Ne nenin 3 behen keto ndryshime:
1. Ne fjaline e pare, fjalet “tre nivelet“ zevendesohen me fjalet “kater nivelet“.
2. Pas shkronjes “c“ shtohet shkronja “ç“ me kete permbajtje:
“ç“ “i kufizuar“, kur ekspozimi i paautorizuar mund te demtoje veprimtarine ose
efektivitetin e institucioneve shteterore ne fushen e sigurise kombetare“.


Neni 4


Ne nenin 9 shkronja “a“, fjalet “tre nivelet“ zevendesohen me fjalet “kater
nivelet“.


Neni 5


Ne nenin 21, pas shkronjes “c“ shtohet shkronja “ç“ me kete permbajtje:
“ç) personi ka zotesi per te vepruar.“.


Neni 6


Neni 23 ndryshohet si me poshte:


“Neni 23


Siguria ne rrjetet informatike dhe ne pajisjet e komunikimit
Masat e sigurise: sigurimi fizik, sigurimi i personelit, sigurimi i informacionit dhe
INFOSEC zbatohen per te krijuar mjedis te sigurte per funksionimin e sistemeve te
komunikimit, sistemeve te informacionit dhe sistemeve te tjera elektronike.
DSIK eshte Autoriteti Kombetar i Akreditimit te Sigurise.
Drejtoria e Shifres eshte Autoriteti Kombetar per Sigurimin e Komunikimeve dhe
Autoriteti Kombetar i Shperndarjes.“.


Neni 7


Ne nenin 24 behen keto ndryshime:

1. Paragrafi i dyte ndryshohet si me poshte:
“Ministria/institucioni, para nenshkrimit te nje marreveshjeje ose protokolli teknik
qe perfshin shkembimin e informacionit te klasifikuar, duhet te marre me pare
mendimin e DSIK-se.“.

2. Pas paragrafit te dyte shtohet nje paragraf me kete permbajtje:
“Para nenshkrimit te nje nje marreveshjeje apo protokolli teknik, qe perfshin
shkembimin e informacionit te klasifikuar, duhet te jete lidhur me pare
marreveshja per sigurimin e informacionit te klasifikuar midis autoriteteve te
sigurimit kombetar te shteteve pale.“.


Neni 8


Neni 27 ndryshohet si me poshte:


“Neni 27


Sistemi i Zyrave te Regjistrit
Sistemi i zyrave te regjistrit te informacionit te klasifikuar te NATO-s perbehet nga
Zyra e Regjistrit Qendror ne DSIK, zyrat e nenregjistrit te informacionit te klasifikuar te
NATO-s dhe pikat e kontrollit, qe krijohen ne ministri dhe institucione shteterore.
Ky sistem eshte pergjegjes per regjistrimin, shpërndarjen dhe administrimin e
informacionit të klasifikuar, te shkembyer ne kuadrin e bashkepunimit me NATO-n.
Nepermjet sistemit te zyrave te regjistrit qarkullon edhe informacioni i klasifikuar i
shteteve ose i organizatave te tjera nderkombetare.
Ministrite dhe institucionet shteterore mbrojne informacionin e klasifikuar te
NATO-s, shteteve te tjera dhe organizatave nderkombetare, sipas standarteve qe
sigurojne shkalle mbrojtjeje te njejte me ate qe kerkohet nga NATO-ja, shteti ose
organizata nderkombetare.“.


Neni 9


Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.



K R Y E T A R E

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)